Insajderi
Lajme

Zbulohen tri apartamente që përdoreshin për prostitucion, arrestohen shtatë persona

Insajderi
28 April 2026 - 13:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zbulohen tri apartamente që përdoreshin për prostitucion, arrestohen shtatë persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë zbuluar në Tiranë tri apartamente të cilat përdoreshin për prostitucion.

Policia e  Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona.

“Një operacion kundër shfrytëzimit për prostitucion ka sjellë arrestimin e 7 personave. Në pranga janë vënë 2 bashkëjetues, për shfrytëzim për prostitucion dhe 5 shtetase nga Kina dhe Ukraina Gjatë aksionit, u zbuluan  3 apartamente ku ushtrohej prostitucion. Ndërsa në hetim janë vënë 5 shtetas (2 përfitues nga kjo veprimtari dhe pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira)”.

“Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetas, ndër to, pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira dhe 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark