Nipi i Enver Hoxhës, Ermali dhe Rrezarta Shkurta kanë njoftuar se do ta organizojnë këtë vit dasmën e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
Rrezarta Shkurta, përmes një postimi në storien e saj në “Instagram” tregoi se më 12 korrik do martohen.
“12 Korrik 2021, dita jonë. Rezarta & Ermal. Dasmë”, shkroi Rrezarta Shkurta në përshkrimin e fotos së publikuar.
Ndërkohë, ajo ndau edhe imazhin e ftesave.
Kujtojmë se, çifti kanë një vajzë me emrin Hera.