Gjatë ditës së djeshme në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, i cili thuhej se ishte arrestuar nga policia.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Atdheu shihet pranë makinës, teksa policia i vendos prangat.
Burimet pranë ish-konkurrentit kanë treguar për ‘Kryefjala.com’ se në të vërtetë Atdheu është mirë dhe nuk është arrestuar.
Ai ka qenë në xhirimet e një emisioni i cili jepet në platformën “YouTube” me titull “Në Pranga”.