Zbulohet ideniteti i një të arrestuari tjetër si i dyshuar lidhur me vrasjen e rreshterit në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet ideniteti i një të arrestuari tjetër si i dyshuar lidhur me vrasjen e rreshterit në Kaçanik

    Insajderi
    21 April 2025 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e së hënës në Kaçanik falë një aksioni të madh të Policisë së Kosovës, që kishte të bëjë me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

    Fillimisht u raportua për arrestimin e Rejhan Belës, 18-vjeçar, si i dyshuari kryesor për ekzekutimin e rreshterit Lika.

    Gazeta Sinjali raporton me burime se personi tjetër i arrestuar është Fatmir B.

    Në media është raportuar se në mesin e të arrestuarve janë një polic dhe një pjesëtar i FSK’së.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës do të dalin në një konferencë të përbashkët vetëm pas pak lidhur me rastin. /Insajderi.org/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark