Policia suedeze ka konfirmuar se ka zbuluar një pajisje të dyshuar në brendësi të kamionit i cili hyri në një dyqan në Stokholm, ku mbetën të vdekur katër persona dhe 10 të tjerë të plagosur.
“Pajisja teknike” u gjet në vendin e shoferit të automjetit, ka konfirmuar Komisionari i Policisë Kombëtare Dan Eliasson, njofton BBC.
Në këtë faze, ai tha se ishte e pamundur të dihet nëse sulmuesi ka vepruar i vetëm.
Eliasson tha gjithashtu se i dyshuari që po mbahet në paraburgim është nga Uzbekistani, 39 vjeçar, dhe emër i njohur për shërbimet e sigurisë.
Katër persona u vranë dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë edhe dy fëmijë.
Kryeministri suedez Stefan Lofven e ka quajtur këtë akt si një sulm terrorist./Insajderi.com