Zbulohet kur fillon dyfishimi i çmimit të ilaçeve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet kur fillon dyfishimi i çmimit të ilaçeve

    Insajderi
    05 April 2022 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Megjithëse u paralajmërua ulja e çmimeve të barnave nga fillimi i këtij muaji në Maqedoni, ilaçet që u ulën nga 12 denarë mund t’i numërosh në gishta. Abuzimet me çmimet e barnave vazhdojnë nga lista bazë.

    Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pas negociatave me kompanitë farmaceutike më 15 mars është marrë vendim për çmimet e reja të barnave nga kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse të barnave.

    Sipas vendimit, kompanitë duhej të rregullonin çmimet e vendosura të barnave në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe pas rregullimit, çmimet e reja të reduktuara do të aplikoheshin nga data 1 prill 2022.

    “E vërteta e kësaj qëndron se çmimet e barnave janë ulur shumë pak nga lista pozitive. Nga rritja enorme e janarit dhe marsit tani nuk ka ndonjë diferencë të madhe. Ulja e çmimeve nga listën pozitive është bërë në 7-10 ilaçe, por rritja e çmimeve vazhdon nga prodhuesit farmaceutik vendor që nuk i mbulon Fondi”, tha Aulon Ramadani, Farmacist.

    Oda e Farmacistëve tha se ka një metodologji të përcaktimit të çmimeve të barnave në bazë vjetore, që marrin si referencë shtetet e tjera me popullsi dhe patologji të ngjashme me Maqedoninë.

    Nga Agjencia e Barnave “MALMED” thonë se inspektorët e tyre janë gjithë kohën në terren në gjetjet e keqpërdorimeve eventuale në 1200 barnatoret sa janë në vend.

    Qytetarët muajin mars kanë blerë ilaçe më të shtrenjta për 30% të dhjetëra barnave nga lista pozitive.

    Kjo nuk është rritja e parë që është bërë këtë vit, nga që në janar kishte edhe një rritje tjetër për 20%, thanë farmacistët. Sipas tyre, rritja është bërë vetëm nga prodhuesit farmaceutik të vendit tonë, ndërsa barnat e importuara nga kompanitë e jashtme nuk i kanë lëvizur çmimet e 90% të ilaçeve nga lista bazë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark