Insajderi
Showbiz

Zbulohet nëse Dua Lipa do të performojë në edicionin e sivjetëm të Sunny Hill-it

Insajderi
03 July 2026 - 21:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zbulohet nëse Dua Lipa do të performojë në edicionin e sivjetëm të Sunny Hill-it
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sunny Hill Festival ka zbuluar zyrtarisht programin e plotë për edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

Këtë vit, skenat do të ndahen në 4 pjesë: Sunny Hill Stage, C4 Stage, The Next Stage dhe The Satellite.

Varësisht nga renditja dhe koha e përformancës, bëhet e ditur se edhe kush ku do të përformojë.

Edicioni i sivjetëm sjell në Kosovë emrat gjigantë, si Katy Perry dhe Lewis Capaldi.

Këtë vit, skenës do t’i mungojë organizatorja e festivalit, ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Dua nuk do të ngjitet në skenë për të kënduar, por ajo me patjetër do të jetë në mesin e audiencës, duke shijuar traditën e madhështisë së festivalit që ka krijuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark