×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet një altar romak në Kalanë e Vuçakut në Drenas

    Insajderi
    29 June 2024 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ekip arkeologësh kanë gjetur në murin e Kalasë së Vuçakut në Drenas një altar romak të gjysmës së parë të shek.III, pas Krishtit.

    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se kjo ndodhi vetëm pak muaj pas fillimeve të gërmimeve dhe tha se ky zbulim është “tejet i rëndësishëm”.

    “Vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas, tashmë kemi zbulimin e parë tejet të rëndësishëm. Ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina, në murin rrethues të kalasë kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shek.III, pas krishtit. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr). Altari është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se ka vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë”.

    Ai ka publikuar edhe fotografitë nga ky zbulim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark