Vendndodhja e kësaj baze është pranë ishullit të quajtur “Alexandra’, një mijë kilometra larg polit të veriut.
Baza konsiderohet se është ndërtuar në vitin 1942, një vit pasi ish-lideri i nazistëve Adolf Hitler kishte pushtuar Rusinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton The Independent.
Gjermanët këtë bazë e kishin emëruar me emrin “Schatzgraber” apo në shqip “thesari i qymyrit” të cilën e kishin përdorur kryesisht si një stacion moti.
Në këtë bazë janë gjetur 500 objekte të ndryshme, duke përfshirë edhe një grumbull të dokumenteve të ruajtura mirë. /Insajderi.com