Insajderi
Sport

Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tifozët

Insajderi
19 February 2026 - 12:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tifozët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior bëri bujë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve midis Benficas dhe Real Madridit (0-1) duke festuar golin e tij me kërcim provokues para tifozëve të Benficas, duke shkaktuar një rrëmujë në fushë.

Konkretisht, lojtari i Benficas, Gianluca Prestianni, dyshohet se i ka thënë Viniciusit se ai ishte një majmun, gjë të cilën braziliani ia raportoi gjyqtarit Francois Letexier, i cili e ndërpreu ndeshjen, por ndeshja vazhdoi pa sanksione ndaj futbollistit vendas.

Megjithatë, shumë besojnë se ishte Vinicius ai që e nisi kaosin duke provokuar tifozët dhe duke mos respektuar Benficën, dhe shtojnë se është e rëndësishme të nënvizohet sjellja e shëmtuar e brazilianit në këtë ndeshje.

Vinicius festoi golin duke vrapuar drejt cepit të fushës dhe duke kërcyer me këmbët e hapura rreth flamurit me stemën e Benficas, ndërkohë që u buzëqeshte tifozëve të klubit portugez.

Tifozët e zemëruar të Benficës hodhën disa shishe plastike me ujë drejt lojtarëve të Realit si pasojë, gjë që bënë edhe kur Vinicius donte të ekzekutonte një goditje nga këndi më vonë gjatë ndeshjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark