Insajderi
Insporti

Zbulohet paga, ja sa do fitojë De Rossi në krye të Romës

Insajderi
18 January 2024 - 23:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zbulohet paga, ja sa do fitojë De Rossi në krye të Romës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Daniele De Rossi u emërua në krye të skuadrës së Roma-s deri në verë, ndërsa mori drejtimin e “verdhekuqve” të kryeqytetit italian pas shkarkimit të trajnerit Jose Mourinho.

Ndërkohë këtë të enjte është zbuluar edhe paga që ish-kapiteni i Roma-s do të marrë si trajner i kësaj skuadre.

Gazetari italian Sandro Sabatini, para-ndeshjes së gjysmëfinale të Superkupës së Italisë Napoli-Fiorentina ka zbuluar se De Rossi do të marrë 350 mijë euro në kryes të Roma-s për 6 muaj, pra deri në muajin qershor, kur përfundon edhe bashkëpunimi mes palëve.

Një shifër modeste nëse do të krahasohet me pagën që portugezi merrte te Roma, që ishte rreth 12 milionë euro në vit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark