Zbulohet personi i tetë në takimin në “Trump Tower” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zbulohet personi i tetë në takimin në “Trump Tower”

    Insajderi
    19 July 2017 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i një kompanie ruse që operon në fushën e pasurive të patundshme ishte personi i tetë në takimin e zhvilluar gjatë fushatës elektorale në “Trump Tower”, nën organizimin e Donald Trump Jr., djali i madh i Presidentit.

    Avokati Scott Balber konfirmoi të martën për gazetën “Washington Post” dhe rrjetin mediatik CNN se Ike Kaveladze përfaqësonte biznesmenët në fushën e pasurive të paluajtshme Emin dhe Aras Agalarov në takimin e zhvilluar në qershor vitit e 2016 në Kullën Trump.

    Avokati tha se ai ishte kontaktuar nga zyra e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller në lidhje me identitetin e Ike Kaveladze. Në 2013 Emin dhe Aras Agalarovs organizuan konkursin e Miss Universit në Moskë, pronësinë për të cilin e kishte Donald Trump.

    Dy ruso-amerikanë, Anatoly Samochorov dhe Rinat Akhmetshin u identifikuan nga mediat si shoqëruesit e avokates Natalia Veselnitskaja në takimin, për të cilin djali i Presidentit Trump, fillimisht pati thënë se ishte zhvilluar thjesht për t’i ndaluar amerikanët të adoptojnë fëmijë rusë.

    Gjithashtu, në takimin me avokaten ruse mori pjesë edhe kryetari i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort si dhe dhëndri i tij Jared Kushner.

    Në e-maile, Trump Jr. shprehej entuziast rreth takimit të tij me avokaten që i premtoi të jepte informacione që do të dëmtonin kandidaten demokrate, Hillary Clinton.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark