×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zbulohet “projekti gjigant” për të cilin paralajmëroi Komuna e Prishtinës

    Insajderi
    07 March 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka zbuluar se cili është “projekti gjigand” për të cilin paralajmëroi nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, MINT ka njoftuar se kompania gjermane “MUNDA”, që merret me zhvillimin dhe prodhimin e tapicerive dhe tekstileve për industrinë e automobileve, është regjistruar si biznes në Kosovë.

    Sipas njoftimit të MINT, nga ky investim do të happen 200 vende të reja pune.

    “Investimi i kompanisë Munda në Kosovë përveç 200 vendeve të reja të punës do të sjell edhe përvoja në fushën e tekstileve teknike me njohuritë e teknologjisë së ndriçimit të bazuar në LED. Një teknologji e re kjo që krijon mundësi krejtësisht inovative.  Ministrja Hajdari i njoftoi përfaqësuesit e Munda-së për lehtësirat që i kanë ndërmarrë përmes plotësimit të legjislacionit që ndihmon qasjen e investitorëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark