Zbulohet puna që bën djali i Parashqevi Simakut në SHBA - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Zbulohet puna që bën djali i Parashqevi Simakut në SHBA

    Insajderi
    21 December 2024 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Robert Nolfe, ish-bashkëshorti i këngëtares së famshme Parashqevi Simaku, prej disa vitesh është i martuar me një këngëtare të re suedeze. Çifti, që jeton në New York City, ka ngritur një Akademi Muzike, e cila u dedikohet fëmijëve dhe talenteve të reja muzikore.

    Nga kjo martesë, ata kanë një vajzë rreth 10-11 vjeç, e cila shpesh shihet në rrjetet sociale të prindërve të saj, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Por, ajo që bie në sy është mungesa e djalit të Parashqevisë, Luke Nolfe, në këto publikime, gjë që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi marrëdhëniet brenda familjes.

    Historia e Luke Nolfe, djalit të këngëtares, mbetet e mbështjellë me mister. Për momentin dihet se ai jeton në Woodstock, Georgia, ku punon si paketues për kompaninë FedEx – një profesion modest dhe larg botës artistike që lidhet me emrin e nënës së tij.

    Ende nuk është e qartë marrëdhënia e tij me Robertin apo Parashqevinë, por shumë besojnë se detaje të tjera mund të zbardhen në të ardhmen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark