×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zbulohet shuma marramendëse që Sancho fitoi gjatë kohës që nuk luajti asnjë ndeshje

    Insajderi
    12 January 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jadon Sancho është rikthyer në Borussia Dortmundit pas largimit nga Manchester United. Anglezi, nënshkroi të enjten kontratë huazimi deri më 30 qershor 2024.

    Sancho nuk ka luajtur për Unitedin që nga fitorja 3-2 ndaj Nottingham Forest më 26 gusht 2023. Kanë kaluar plot 138 ditë kur ai nuk është paraqitur në fushë.

    Raportohet se United po paguan një të tretën e pagës së Sanchos, që mediumi Spotrac pretendon të jetë 250 mijë funte në javë, ndërsa ai është i huazuar në Gjermani.

    Ai do të ketë fituar një shumë marramendëse prej mbi 4.9 milionë funtesh që nga paraqitja e tij e fundit kundër Nottingham Forest.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark