Një tualet luksoz 2700-vjeçar është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike në një vend në Jerusalem, ku dikur ngrihej një vilë mbretërore.
Tualeti u zbulua në rrënojat e godinës së vendosur në një kodër që sheh për nga siti arkeologjik i Qytetit të Davidit, në Malin e Tempullit, sipas një deklarate për mediat lëshuar nga Autoriteti Izraelit i Antikuarëve.
E gjithë prona ka qenë e banuar në epokën e mbretërve izraelitë, para se Izraeli të shtypej nga Asirianët. I punuar në gur gëlqeror, tualeti është në fakt një kabinë në formë kuboidi, i vendosur mbi një gropë septike.
Yaakov Billig, drejtor i gërmimeve të Autoritetit Izraelit të Antikuarëve, tha se tualetet private ishin të rralla në atë periudhë, dhe shumë pak janë gjetur deri më sot. “Vetëm të pasurit mund ta përballonin”, tha Billig në një deklaratë për mediat.
Brenda gropës septike u gjetën vazo të ndryshme balte dhe kocka kafshësh, studimi i të cilave do të tregojë më tepër për stilin e jetës dhe dietën e personave që kanë jetuar në atë epokë, si dhe sëmundjet me të cilat janë përballur.