Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që njeriu duhet të kryejë aktivitet fizik çdo ditë dhe të paktën të kryejë disa mijëra hapa. A mjaftojnë 10,000 hapa për të përmirësuar shëndetin? A duhet të ecni më shumë apo më pak?
Ajo që duhet të dini është se numri i hapave që duhet të hidhni çdo ditë është në varësi të peshës trupore dhe objektivit që i keni vënë vetes. Sipas të dhënave një njeri ecën mesatarisht 4,000 hapa në ditë. Nëse dëshironi të arrini objektivin e 10,000 hapave në ditë, që do të thotë rreth 6 kilometra idealja është që të ecni 1,000 hapa më shumë çdo ditë për dy javë. Nëse ju tashmë e keni arritur objektivin e 10,000 hapave në ditë, ose nëse jeni aktivë dhe dëshironi të humbisni në peshë, duhet patjetër të vendosni një objektiv të ri.
Ecja është një lloj aktiviteti fizik të cilin mund ta kryejnë të gjithë. Për të ecur, njeriu ka nevojë për një palë atlete të mira dhe të rehatshme për këmbën. Çdo pajisje tjetër është e panevojshme. Sipas studimeve ecja si një aktivitet i rregullt fizik mund të pakësojë rrezikun e shfaqjes së:https://central-beta.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Sëmundjeve të zemrës
Mbipeshës
Diabetit
Tensionit të lartë të gjakut
Depresionit.