Shumë shoferë ëndërrojnë të kenë një motor më të fuqishëm, por pa shpenzuar ndonjë shumë të madhe parash.
Një video tregon sesi mund të arrihet kjo, dhe nuk ka të bëjë me ndonjë modifikim qoftë edhe ai modifikim elektronik.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të zvogëloni sasinë e vajit në motor. Sigurisht, kjo lëvizje bie ndesh me sensin e shëndoshë dhe gjithçka që kemi mësuar për rolet thelbësore të vajit në një motor. Sidoqoftë, kjo gjë funksionon dhe një test specifik tregon se në çfarë mase.
Në kanalin në YouTube, The Motor Oil Geek, është publikuar një test motori në një dinamometër me sasi të ndryshme vaji.
Testi u krye në bashkëpunim me Ben Strader nga shkolla teknike private EFI University, dhe një motor Chevrolet V8 iu nënshtrua testit.
Ata fillojnë me një sasi minimale vaji, kështu që nuk është çudi që presioni i vajit është i ulët. Sidoqoftë, pajisja matëse tregon një fuqi maksimale madje 649 kuaj-fuqi.
Shtojnë vaj dhe presioni në motor rritet në një nivel të pranueshëm. Fatkeqësisht, fuqia bie në 630 kuaj-fuqi.
Së fundi, me sasinë e deklaruar të vajit, fuqia e motorit arrin në 569 kuaj-fuqi, që është rreth 10 për qind më pak se vlera fillestare.
Ky test tregon se si ulja e nivelit të vajit sjell më shumë fuqi nga motori. Më pak vaj në motor do të thotë më pak fërkim dhe më pak lëng që “frenon” rrotullimin e motorit.