×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zëdhënësi i VV-së kritikues i madh i mediave, që mëson gazetarët se si duhet të bëjnë pyetje

    Insajderi
    16 September 2021 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, njihet për mungesë bashkëpunimi me mediat dhe kritikues i tyre.

    Janë plot 58 deputetë por rrallë herë shihen në publik.

    Kjo pasi përveç seancave e komisioneve në Kuvendin e Kosovës, daljet në media i kanë minimale.

    E për të pasur paraqitje publike shumë deputetëve por edhe disa prej ministrave u nevojitet një leje paraprake.

    Me këtë leje mund t’i pajisë vetëm një person brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai është Arlind Manxhuka, i cili mbi vullnetin e tyre, vendos se kush duhet prej antarëve të partisë më të madhe në vend të paraqiten në media.

    Përveç kësaj, ky zëdhënës, që nuk shihet kurrë në publik, ditën e kalon në Facebook, duke i kritikuar mediat.

    Ai madje shkon deri atje sa që i mëson gazetarët se si duhet të pyesin nëpër konferenca për shtyp.

    Çdo pyetje që nuk është në favor të shefave të tij, ai e cilëson jo profesioanale. 

    Kurse mospunën e tyre arsyeton me mungesë dëshire për të bërë spektalël.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark