Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë kërkon falje për gafën me Hitlerin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë kërkon falje për gafën me Hitlerin

    Insajderi
    12 April 2017 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka kërkuar falje për një deklaratë të tij të bërë më herët gjatë kësaj jave, se Hitleri nuk ka përdorur armë kimike ndaj hebrenjve.

    Ai e ka cilësuar këtë gabim si “të pafalshëm” duke thënë se ka folur për një temë që nuk është dashur. “E kam dreqosur”, ka thënë ai, njofton BBC.

    Duke komentuar sulmin kimik ndaj civilëve në Siri, që nxiti sulmin e SHBA-ve ndaj caqeve të kontrolluara nga presidenti Bashar al-Assad,  Spicer kishte thënë se Assadi është më i ligë se Hitleri, pasi që ky i fundit nuk kishte përdorur armë kimike.

    Menjëheër pas deklaratës, disa gazetarë ia kanë rikujtuar atij se Hitleri në fakt ka përdorur armë kimike ndaj hebrenjve, ndërsa Spcier ishte arsyetuar se ai nuk e ka bërë një gjë të tillë ndaj popullit të tij.

    Deklarata e tij ka ngritur reagimin e ashpër të opinionit në Amerikë. Ai ka thënë se me këtë deklaratë e ka zhgënjyer presidentin Donal Trump./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark