Insajderi
Show

Zeka ‘plas bombën’ për Olta Gixharin: Më kërcënoi, po të ishte mashkull do të…

Insajderi
22 November 2025 - 22:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zeka ‘plas bombën’ për Olta Gixharin: Më kërcënoi, po të ishte mashkull do të…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Milaim Zeka, ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova ka folur për prapaskenat e sezonit të kaluar të këtij shou.

Por, deklarata që ka shokuar më së shumti lidhet me raportin e tij të tensionuar me kolegen e atëhershme, Olta Gixharin.

Zeka ka zbuluar se aktorja ka tentuar të përdorë influencën e saj kundër tij në mënyrë drastike.

“Jam i shokuar, më kërcënoi. Ajo donte të ma ndalonte Shqipërinë“, është shprehur Milaimi, duke lënë të kuptohet se përplasjet e tyre kishin kaluar çdo kufi profesional.

Për më tepër, gazetari ka ngritur një paralele të fortë gjinore.

“Po të ishte mashkull do bëhej skandali më i madh në historinë e Big-ut”-shtoi ai.

Kujtojmë se dyshja kishte shpesh fërkime gjatë spektaklit të kaluar, ku nuk mungonin thumbat reciprokë live. Por siç duket, “lufta e ftohtë” paska qenë shumë më e ashpër në prapaskenë sesa ajo që kemi parë në ekran.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark