×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Zeka: Turpi i mbuloftë që se përmendën Hashim Thaçin e Ismail Qemalin

    Insajderi
    17 February 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari kosovar, Milaim Zeka, ka kritikuar ashpër krerët e shtetit, që sipas tij në ditën e Pavarësisë, nuk përmendën Hashim Thaçin e Ismail Qemalin.

    “Turpi ju mbuloftë”, ka shkruar Zeka përmes një postimi në facebook.

    Sipas tij, njerëzit edhe mund ta bëjnë këtë, por ai thotë se janë të çmendur.

    “Mundesh, ama njerezit thone se je i\e çmendur, maskara, legen, zorre e trashe e Serbise, qe flet shqip, ama mendon serbisht”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    A mundesh me fole per 28 Nentorin e vitit 1912, pa e permendur Ismail Qemajlin?

    A mundesh me fole per 17 Shkurtin e Vitit 2008, pa e permendur Hashim Thaçin?

    Mundesh, ama njerezit thone se je i\e çmendur, maskara, legen, zorre e trashe e Serbise, qe flet shqip, ama mendon serbisht.

    Per dy veta e kam: Nje femer e nje mashkull. Nuk po ua permend emrat ne kete feste, sepse rrezik me infektohet goja.

    Turpi i mbulofte!!!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark