Qeveria e Zelandës së Re ka njoftuar për një projekt, i cili ka për qellim zhdukjen dhe shpëtimin e shtetit nga minjtë dhe grabitqarët e tjerë.
Ky projekt, sipas qeverisë së Zelandës së Re, do të zgjasë deri në vitin 2050, raporton gazeta britanike Independent, transmeton Insajderi.
Kryeministri i vendit John Key, tha se shteti do të ndërmarrë një program të vecantë, “ parin në botë, për shfarosjes e minjve”.
“Ambicia jonë është që deri në vitin 2050 çdo pjesë e Zelandës së Re të jetë plotësisht e lirë nga minjtë”, deklaroi ai, njofton Insajderi.
Ai thotë se minjtë paraqesin rrezik për sëmundje dhe se vrasin speciet e tjera të vendit. /Insajderi.com