×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelensky fal të burgosurit ukrainas, ky është kushti i vetëm ndaj tyre

    Insajderi
    28 February 2022 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të burgosurit ukrainas do të mund ta “shlyejnë fajin”, nëse e dëgjojnë presidentin që i urdhëroi të kapin armët në kompenzim të lirisë.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se personat e burgosur që kanë përvojë luftarake, do të lirohen për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës “dhe të kompensojnë fajin e tyre”.

    Ai tha se ka besim që do të fitojë ndaj Rusisë, derisa rrëfeu se kur kishte planifikuar të kandidonte për president, kishte thënë se secili qytetar është i tillë.

    “Kur planifikova të bëhem president, thashë se secili prej nesh është president. Sepse të gjithë jemi përgjegjës për shtetin tonë. Për Ukrainën tonë të bukur. Dhe tani ka ndodhur që secili prej nesh është një luftëtarë, dhe kam besim që secili prej nesh do të fitojë”, deklaroi Zelensky nëpërmjet një videoje të publikuar në Twitter, raportojnë mediumet e huaja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark