Insajderi
Botë

Zelensky thotë se e ka diskutuar me Macronin idenë e trupave franceze në Ukrainë

Insajderi
19 December 2024 - 13:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zelensky thotë se e ka diskutuar me Macronin idenë e trupave franceze në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka pasur një diskutim të ri me homologun francez, Emmanuel Macron, lidhur me propozimin e tij për të vendosur trupa në Ukrainë si një mjet për të ndihmuar në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

“Ne ndajmë një vizion të përbashkët,  garancitë e besueshme janë thelbësore për një paqe që mund të arrihet vërtet”, ka thënë presidenti i Ukrainës, i cili ishte në Bruksel të mërkurën për takime me shefin e NATO-s dhe liderët evropianë, raporton The Guardian.

Ndërkaq, zyra e Macronit ka thënë se Franca e ka bërë “prioritetin absolut” të saj mbështetjen e përforcuar për Ukrainën dhe do të vazhdojë t’i japë Ukrainës “mjetet për të mbrojtur veten dhe për të bërë që lufta e agresionit të Rusisë të dështojë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark