Insajderi
Botë

Zelenskyy arrin në Serbi, do takohet me Vuçiqin

Insajderi
07 August 2026 - 22:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zelenskyy arrin në Serbi, do takohet me Vuçiqin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Serbi, ku pritet që sot dhe nesër të zhvillojë takime liderët shtetëror atje, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Zelenskyy, ka thënë se në këto takime do të diskutojnë për zgjerimin e lidhjeve ekonomike, marrëdhëniet me BE’në dhe fusha të tjera.

Postimi:

Mbërrita në Serbi së bashku me ekipin tim. Sot dhe nesër janë planifikuar bisedime të rëndësishme – me Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Đuro Macut.

Do të diskutojmë për zgjerimin e lidhjeve ekonomike mes vendeve tona, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, fusha të tjera që mund të jenë në interes të popujve tanë, si dhe çështjet e sigurisë.

Ukraina është gjithmonë e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive, në interes të ndërsjellë dhe mbi bazën e respektit të përbashkët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark