Insajderi
Aktuale

Zelenskyy: Ukraina nuk ia del dot e vetme kundër Rusisë

Insajderi
09 March 2022 - 21:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zelenskyy: Ukraina nuk ia del dot e vetme kundër Rusisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Ukrainës, një intervistë për Sky News, është shprehur se vendi i tij nuk mund ta fitoje luftën kundër Rusisë i vetëm dhe tha se shtetet e tjera duhet të bashkohen dhe të veprojnë para se “të jetë shumë vonë”.

Duke folur me Alex Crawford nga zyra e tij në kryeqytetin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy përsëriti thirrjen e tij për Perëndimin që të vendosë një zonë ndalim-fluturimi.

Ai akuzoi shtetet e tjera se janë të pavendosur në çështjen e “mbylljes” së qiejve kundër atyre që ai i quajti “nazistë” ndërsa për vendet perëndimore tha: “Nuk mund të vendosni ta mbyllni [hapësirën ajrore] ose të mos e mbyllni… nuk mund të vendosni.”

“Nëse jeni të bashkuar kundër nazistëve dhe këtij terrori, duhet ta mbyllni, mos prisni t’u kërkoj disa herë, një milion herë, mbyllni qiellin.”

“Mbyllni hapësirën ajrore dhe ndaloni bombardimet,” tha ai, duke apeluar që bota të veprojë sa më shpejt. /abcnews


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark