Insajderi
Lajme

Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë: Çdo ditë një skandal i ri

Insajderi
20 January 2026 - 15:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë: Çdo ditë një skandal i ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Armend Zemaj nga LDK ka thënë se sektori i shëndetësisë ndodhet në nivelin më të ulët të përgjegjësisë institucionale.

Zemaj ndër të tjera ka thënë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Ai ka kërkuar hetim të  plotë dhe i pavarur për të gjitha këto afera. Ndërsa ka pohuar se dorëheqjet janë veprimi me i paktë i përgjegjësve.

Ndërsa ka thënë se degradimi i ndodhur gjatë këtij mandati qeverisës po lë pasoja afatgjata, të vështira për t’u riparuar.

“Çdo ditë një skandal i ri. Çdo ditë një aferë më e rëndë se tjetra. Ndërkohë, profesionistët shëndetësorë dhe stafi janë nën presion të papranueshëm nga klikat qeverisëse, duke ju cenuar dinjitetin dhe duke krijuar mundësi për abuzuesit në emër të shëndetësisë profesionale. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Kërkohet hetim i plotë dhe i pavarur për të gjitha këto afera. Dorëheqjet janë veprimi me i paktë i përgjegjësve”, ka thënë Zemaj.

Ndërkaq ka pohuar se shëndetësia është shërbim jetik, jo mjet për abuzim për interesa personale e të parapolitikës së partisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark