Insajderi
Lajme

Zemaj për kërkesën e VV-së për ndryshimin e kandidatit: Logjika për t’i nënshtruar të tjerët nuk kalon

Insajderi
11 September 2026 - 10:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zemaj për kërkesën e VV-së për ndryshimin e kandidatit: Logjika për t’i nënshtruar të tjerët nuk kalon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që LDK-ja të ndryshojë kandidatin për nënkryetar të Kuvendit, pasi partia në pushtet nuk po siguron votat për Kujtim Shalën.

Para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, Zemaj tha se LDK-ja nuk funksionon me kushtëzime dhe se nuk është kjo parti ajo që po e bllokon konstituimin e Kuvendit.

“Ne nuk funksionojmë me kushtëzime. S’jemi ata që e bllokojmë konstituimin. Mund t’i tejkalojmë ato që janë subjektive. Logjika e VV-së për t’i nënshtruar të tjerët, nuk kalon”, ka thënë Zemaj.

Ai ka lënë të kuptohet se LDK-ja është e gatshme të tejkalojë dallimet, por jo përmes kushtëzimeve nga LVV-ja.

I pyetur nga gazetarët nëse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Zemaj është përgjigjur me ironi.

“Nuk e di, për besë. Nxinjani derën anën tjetër”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark