Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti.
Zemaj tha se ka tashmë ka adresuar çështjen e kompanive private të sigurimeve që të marrin në konsideratë kompensimet financiare të shpenzimeve shëndetësore të klientëve të trajtuar në spitale nga COVIDI-19.
“Kërkova të zbatohen të drejtat e të siguruarve të parapara me ligj, kompanitë t’ përmbahen marrëveshjeve dhe kontratave të sigurimeve me klientët dhe të realizojnë me kohë pagesat, duke mos shkaktuar zvarritje. Ministria e Shëndetësisë, po punon me dinamikë të shtuar për plotësimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore që sa më parë të jetësohet ky ligj për qytetarët tanë”, tha Zemaj.
Ministri Zemaj po ashtu theksoi se lajm i mirë sot është se u miratua në lexim të parë, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike.
“Tashti, presim të krijohen kushte më të mira edhe për përkushtimin tonë kundër virusit. Rimëkëmbja ekonomike, ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetësi. Duke falënderuar deputetët për votimin, uroj që edhe leximi i dytë i Projektligjit…, të shqyrtohet dhe miratohet sa më shpejt”, shtoi ai.