Insajderi
Lajme

Zemaj: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Insajderi
19 November 2025 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zemaj: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Glauk Konjufca, mandatari i dytë i Vetëvendosjes ka dështuar të zgjidhet kryeministër i vendit.

Ai ka marrë 56 vota për, 53 deputetë votuan kundër dhe 4 prej tyre abstenuan.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se sot u pa shfaqja teatrale e VV-së.

“Loja me numra këto 8 muaj dhe dështimi për formimin e qeverisë ishte paralajmërimi joni dhe shpërfaqi sot tendencën e VV-së për kapjen e institucioneve dhe keqpërdorimin e parasë publike. Kuvendi nuk miratoi edhe mandatarin e dytë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark