Insajderi
Insporti

Zemra mal: Kreshnik Hajrizi shënon golin e katërt kundër Sllovakisë

Insajderi
26 March 2026 - 22:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zemra mal: Kreshnik Hajrizi shënon golin e katërt kundër Sllovakisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kosova po dhuron një shfaqje të vërtetë futbolli në përballjen ndaj Sllovakisë, ku tashmë rezultati është thelluar në 4-2.

Kreshnik Hajrizi ka vulosur dominimin e plotë të “Dardanëve” duke realizuar golin e katërt pas një aksioni spektakolar që la të pashpresë mbrojtjen kundërshtare.

Ky gol vjen si kulm i një loje brilante të ekipit tonë, i cili nuk po ndalet së sulmuari.

Stadiumi ka “shpërthyer” nga festa, ndërsa Hajrizi dhe shokët e tij po konfirmojnë një natë historike për futbollin e Kosovës./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark