"Zëri ynë nuk ndalet", sërish protestë më 19 prill kundër vendimit të ZRRE'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zëri ynë nuk ndalet”, sërish protestë më 19 prill kundër vendimit të ZRRE’së

    Insajderi
    14 April 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi “Asnjë cent më shumë”, kanë organizuar sërish protestë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    Protesta do të mbahet të shtunën, më 19 prill, duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin Skënderbe në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se vendimi për rritjen e çmimit është marrë pavarësisht kundërshtimeve të shumta dhe të argumentuara nga qytetarë, organizata të shoqërisë civile, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

    Kërkesat kryesore të protestës janë:

    • Shfuqizimi i vendimit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike;
    • Shkarkimi i Bordit të ZRRE-së nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

    “Ky nuk është vetëm një reagim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Kjo është një thirrje kundër gjithë barrës ekonomike që po u vendoset qytetarëve, ndërsa çmimet e produkteve dhe shërbimeve po bëhen të papërballueshme për shumëkënd,” thuhet në deklaratën e organizatorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark