×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Zero informata dhe vetëm disa sekonda pamje, por Mefi e vëren “përfaqësimin dinjitoz” nga Kurti

    Insajderi
    21 November 2022 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka kaluar ora e pestë që kur kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke zhvilluar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë, Josep Borrell dhe emisarin i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Nga ky takim nuk ka dalur asnjë informatë dhe janë publikuar vetëm disa fotografi. Por, deputetit Mefail Bajqinovci i kanë mjaftuar këto pamje që të dal në konstatim që Kurti po bën përfaqësim dinjitoz.

    “Përfaqësim dinjitoz. Në mbrojtje të Republikës,” – ka shkruar ai.

    Me këtë postim ai shtë bashkuar shumë e shumë zyrtarëve dhe aktivistëve të VV-së që kanë thurur thurjen “#meKryeministrin”.

    Përderisa takimi në Bruksel po vazhdon, aktivistë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur një kampanjë në përkrahje të Kurtit.

    Kjo kampanjë është nisur nga zëdhënësi i Lëvizjes, Arlind Manxhuka, e që pastaj është shpërndarë edhe nga të tjerët.

    Deri tani nuk ka ndonjë informacione zyrtar se çka është duke ndodhur në Bruksel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark