×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Zëvendësministri i drejtësisë na tha jeni bë horë që keni parashtruar ankesat”

    Insajderi
    17 April 2022 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Valjeta Krasniqi ka aplikuar në konkursin e fundit të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Nuk është pranuar.

    Ajo për Insajderin ka dhënë një rrëfim të gjatë se çka ndodhi me këtë konkurs. E ka takuar zëvendësministrin por edhe vet Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Krasniqi tregon se si fillimisht u takuan me zëvendësministrin.

    “Ne vazhduam së bashku me kandidaten tjetër Fatlume Ademi shkuam lartë tek ministrja në kabinetin qeveritar dhe kërkuam takim me ministren që të na vlerësohet e drejta jonë se çfarë ka ndodh gjatë komisionit mirëpo ministrja ska qenë aty ka qenë zëvendësministri dhe vazhduam me zëvendësministrin takimin, biseduam i treguam parregullsitë që kanë ndodhur gjatë testit fizik, se 140 veta testin fizik e kanë kaluar dhe 140 veta vazhduan intervistën me gojë, kur njëra nga kandidatet ka qenë me abort para 3 ditësh, si është e mundur që ajo kandidate të bëjë një rreth rrotullim 15 herë brenda 12 minutave, ose si është e mundur ti bëjë 15 pompa dhe 15 barkore”, ka thënë ajo.

    Në një moment ajo  tregon se zëvendësministri u ka thënë se jeni bërë horë.

    “…dhe i treguam zëvendësministrit dhe zëvendësministri tha ne nuk mund të ndërhyjmë me çështjen e Shërbimit Korrektues ata na kanë treguar se gjithçka ka qenë në rregull, dhe ne i treguam si kandidatë si mund të jetë gjithçka në rregull kur ne po tregojmë se ka pasur parregullsi në komisioni dhe nuk ka pasur vlerësime. Duke i dorëzuar ankesat zëvendësministri na tha jeni bë horë dhe ju drejtova zëvendësministrit si është e mundur një zëvendësministri të më drejtohet mua je bë horë që ke bë ankesë, unë kam të drejtën e ankesës dhe rregullorja thotë kandidatët që nuk e kanë kaluar testin me shkrim apo intervistimin mund të bëjnë ankesë, mirëpo zëvendësministri tha ju jeni bë horë dhe arsyeja nuk mu doke e volitshme”, ka sqaruar ajo.

    Në rrëfimin e saj të gjatë ajo tregon se si nga anëtari i komisionit Sadat Murati kanë marrë edhe pyetje si: cila është gjendja juaj ekonomike? Që e shohin si pyetje që nuk ka pasur asgjë të bëjë me vet konkursin, dhe tregon se si ankesa e tyre u hodhën poshtë. Edhe pse iu refuzua ankesa, ajo vendosi ta çonte rastin deri në fund. Deri te Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Dokumentari i plotë: |#ErdhiDita për punësim të farefisit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark