Një medium në Greqi ka zgjedhur një foto interesante si foton e ditës. Bëhet fjalë për zëvendësministrin e shëndetësisë së këtij vendi, Pavlos Polakis, i cili shihet duke pirë duhan në Ditën Ndërkombëtare Kundër Duhanit.
Për më tepër, ai është në një konferencë për media, brenda ambienteve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Fotografia e tij është shpërndarë shpejt nëpër rrjetet sociale nga grekët, shkruan pappaspost.com
Një numër i përfaqësuesve opozitarë kanë kritikuar ministrin që vije nga Syriza.