
Fotografia në ditët e sotme po luan një rol të rëndësishëm duke çuar një mesazh përmes pamjeve.
Kohët e fundit njerëzit janë shumë të përkushtuar pas fotografisë që sjellin imazhe unike, shkruan Gazeta Insajderi.
Në një konkurs të hapur ditën më parë për fotografin e vitit, fitues është Mensur Gashi me foton e tij të ngritur në Majen e Korabit.
Ajo çka e bëri të veçantë këtë fotografi i dha kuptim portreti i komandantit legjendar Adem Jashari duke u valvitur në një nga majat më të larta në malet e Kosovës nga ekipa e realizimit të fotografisë.
Derisa qytarët në ditën e epopesë të 5,6,7 Marsit bëjnë homazhe në Prekaz, Gashi së bashku me ekipen u ngjitën për në Majën e Korabit në temperatura të ulta e me borë deri në 70 cm për të ngritur këtë fotografi, kështu duke rrëmbyer edhe vendin e parë për fotografinë e vitit.