Qerim Qerimi është zgjedhur rektor i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Gazeta Insajderi ka mësuar se nga nëntë anëtarë sa ishin gjithsej 6 kanë votuar pro Qerimit.
Përveç Qerimit në garë kanë qenë edhe But Dedaj, Sefer Avdiaj, Ermir Rugova dhe Ilir Tolaj.
Zgjedhja e rektorit të ri, erdhi pas shkarkimit të ish-rektorit Naser Sahiti nga Këshilli Drejtues.
Kujtojmë që Qeveria Kurti në vitin 2020 e kishte zgjedhur Qerim Qerimin tanimë rektorin e ri të UP-së, kryesues të grupit punues për Vetting në drejtësi.
“Grupi i ekspertëve të pavarur do te kryejnë shërbim probono, pa asnjë kompensim financiar, ai do të jetë plotësisht i pavarur në dhënien e ekspertizës së saj. Puna e tyre është e bazuar në punë vullnetare”, thoshte atëkohë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
/GazetaInsajderi