Insajderi
Lajme

Zgjedhja e Presidentes nga VV e PDK, Sadiku: LDK do të deklarohet këto ditë për gjithçka

Insajderi
07 October 2026 - 21:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zgjedhja e Presidentes nga VV e PDK, Sadiku: LDK do të deklarohet këto ditë për gjithçka
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti Ermal Sadiku tha se LDK është “partia e parë që ka hyrë në seancë pa marrëveshje politike”, duke iu referuar seancës së mbrëmshme ku u votua për presidentin.

Sadiku theksoi se “partitë as në sallë s’kanë hy kur nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes politike”.

“Ne si parti kemi bë aq sa kemi mundur të bëjmë për t’i formuar institucionet, kemi qenë konstruktiv. Nuk kemi kërkuar pushtet, kemi qenë partia e parë që kemi thënë jemi në gjendje me votu një president konsensual me disa vota që i kemi pa kërkuar asgjë mbrapa…”, tha Sadiku në Pressing.

Ai shtoi se LDK do të deklarohet gjatë këtyre ditëve për gjithçka, ndërsa nënvizoi se partia e tij ishte e pranishme në sallë gjatë seancës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark