Insajderi
Lajme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit – kështu do të duket dizajni i fletëvotimit

Insajderi
08 December 2025 - 14:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zgjedhjet e 28 dhjetorit – kështu do të duket dizajni i fletëvotimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit që do të përdoret në vendvotime brenda vendit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen 28 dhjetor 2025.

Pas vendimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Vendimi i KQZ-së vjen pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në këtë fletëvotim.

Fletëvotimi përmban 24 subjektet politike pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor, prej të cilave, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Në mbledhjen e kaluar, KQZ ka miratuar fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës, i cili është i njëjtë, si në përbajtje ashtu edhe në dizajn.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark