Insajderi
Lajme

Zgjedhjet e 7 qershorit, Policia merr masa shtesë

Insajderi
05 June 2026 - 17:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zgjedhjet e 7 qershorit, Policia merr masa shtesë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot kanë mbajtur një takim koordinues me strukturat dhe përfaqësues te institucioneve relevante vendore e ndërkombëtare si përgatitje shtesë për zgjedhjet e 7 qershorit.

 Policia ka zhvilluar takime me drejtorët rajonalë dhe të  departamenteve të Policisë së Kosovës.

 “U diskutua për planifikimet operative, masat e sigurisë dhe angazhimet policore në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe të sigurt në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Në takimin e dytë nga ora 14:15 morën pjesë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si dhe përfaqësues të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin procesin zgjedhor. Gjatë këtij takimi u prezantuan përgatitjet policore, masat e planifikuara të sigurisë dhe mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional për ditën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark