Insajderi
Lajme

Zgjedhjet komunale, Orav: Mbulimi mediatik kontribuoi në një proces transparent

Insajderi
13 October 2025 - 15:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zgjedhjet komunale, Orav: Mbulimi mediatik kontribuoi në një proces transparent
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav ka mirëpritur ka mirëpritur zhvillimin e rundit të parë të zgjedhjeve lokale në vend, të cilat i konsideroi paqësore, konkurruese dhe gjithpërfshirëse.

Orav theksoi se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, duke kërkuar të njëjtën në rundin e dytë të zgjedhjeve.

“Ambasadori i BE-së Aivo Orav mirëpriti sot zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale të Kosovës me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, duke vënë në dukje se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, dhe se e njëjta gjë pritet edhe në raundin e dytë”, thuhet në njoftimin e BE-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark