Ministria e Brendshme nuk ka regjistruar shkelje të rënda të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit. Vlerësimi është se votimi në përgjithësi është i qetë dhe pa probleme. Zëdhënësi i MPB-së Angelovski tha se deri më tani janë regjistruar dy incidente në Kërçovë dhe një në Tetovë.
“Policët e stacionit policor të Kërçovës e kanë privuar nga liria B.K (64) nga Kërçova për shkak se në ora 07:45 e ka grisur fletën e votimit pasi ka votuar në vendvotimin nr.0745 në Kërçovë. Pas udhëzimeve të Prokurorit Publik B.K. do të akuzohet për veprën penale “shkatërrim i materialit zgjedhor”. Në ora 08:25 në Stacionin Policor Kërçovë, nga këshilli zgjedhor në fshatin Premkë është raportuar se në vendvotimin nr.0796, A.U. nga fshati Premkë ka fotografuar fletën e votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Në ora 09.15 në SPB Tetovë nënkryetari në vendvotimin nr.1972 në shkollën fillore “Bratstvo Migjeni”, Tetovë ka raportuar se S.D. ka dashur të ushtrojë të drejtën e votës pa i bashkangjitur dokumentin përkatës të identifikimit, gjegjësisht ka tentuar të votojë duke treguar foton e pasaportës në celularin e saj dhe pasi i është thënë se ishte e paligjshme, ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj saj. Jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”, tha Angelovski.
“Janë regjistruar dhe raporte për agjitacion në Koçan dhe Kratovë, por tani për tani këto raporte nuk janë vërtetuar”.