Insajderi
Lajme

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut- Sot mbahet raundi i dytë

Insajderi
02 November 2025 - 08:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut- Sot mbahet raundi i dytë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të dielën në Maqedoninë e Veriut mbahet raundi i dytë për kryetarë në 33 komuna, në të cilat nuk kishte fitues më 19 tetor.

Të drejtë vote kanë 1 milion e 13 mijë e 375 qytetarë prej tyre 474.394 në Shkup.  Në rrethin e dytë do të votohet në gjithsej 33 komuna përfshirë Qytetin e Shkupit.  Në tri vendvotime në Shuto Orizare do të ketë rivotim për këshilltarë komunalë, pasi Gjykata Administrative i shfuqizoi rezultatet pas parregullsive të konstatuara.

Në katër komuna ku nuk u arrit census në raundin e parë, do të ketë përsëritje të zgjedhjeve, 60 ditë pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga zgjedhjet lokale. Bëhet fjalë për Gostivarin, Vrapçishte, Qendra Zhupa dhe Mavrovë- Rostusha.

Zyra e Avokatit të Popullit gjithashtu gjatë procesit të votimit, nga ora 07 deri në ora 19 do të ketë të hapur linjë telefonike falas për paraqitjen e shkeljes të së drejtës zgjedhore. Qytetarët këtë mund ta bëjnë në numrin e telefonit: 0800-54321.

Lexo po ashtuBajrami i reagon Haxhiut dhe Muratit: Hipokrizia që bëjnë e lëvizin me xhipa të ziVotimet do të vëzhgohen nga 1569 vëzhgues, 904 vendorë dhe 651 ndërkombëtarë, ndërsa për raportim janë akredituar dhe 14 gazetarë të huaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark