Zgjedhjet në Veri, KQZ bën publike adresat e vendeve ku do të votohet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zgjedhjet në Veri, KQZ bën publike adresat e vendeve ku do të votohet

    Insajderi
    15 April 2023 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar listën e qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

    KQZ njofton se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, më 14 prill 2023, se miratoi listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit.

    Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.

    Lista e qendrave të votimit është përgatitur në bashkëpunim dhe koordinim me organet e sigurisë.

    Lista e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së (vegza direkte):

    Lista


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark