×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në veri, KQZ-ja njofton se ka filluar periudha e ndërrimit të qendrës së votimit

    Insajderi
    18 March 2024 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga e hëna ka filluar periudha për ndërrimin e qendrave të votimit në komunat veriore të Kosovës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ),  ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

    Në komunikatën e lëshuar nga KQZ-ja thuhet se kjo periudhë do të zgjasë deri më 3 prill, ndërsa për kundërshtimin e pasaktësive në listën e votuesve do të ketë afat nga 18 marsi deri më 5 prill.

    “Gjatë kësaj periudhe, e cila do të përfundojë më 3 prill 2024, qytetarët me të drejtë vote nga këto komuna mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre. Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte https://eomp.kqz-ks.org/sq dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së”, thuhet në njoftim.

    Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse.

    Po ashtu, KQZ-ja ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote nga këto katër komuna se deri më 5 prill 2024 është afati për të kundërshtuar pasaktësitë apo lëshimet në Listën Votuese, duke paraqitur kundërshtimin e tyre në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse apo përmes e-mailit adresës: [email protected].

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark