Zgjedhjet presidenciale në SHBA, në rrezik nga hakerët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zgjedhjet presidenciale në SHBA, në rrezik nga hakerët

    Insajderi
    09 October 2016 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke folur në një konferencë mbi sigurinë kibernetike, që u mbajt të enjten në Uashington, zyrtarja e Sigurisë Kombëtare dhe antiterrorizmit, Lisa Monaco, tha se qeveria është duke ofruar ekspertizë dhe burime për të forcuar mbrojtjen e makinave të votimit.

    Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare dhe antiterrorizmin Lisa Monaco, informon presidentin Barack Obama rreth kërcënimeve dhe shqetësimeve më të mëdha për sigurinë kombëtare – sulmet terroriste, Ebolën, uraganët. Por ajo thotë se numri i kërcënimeve kibernetike është në rritje.

    “Ajo që kam vënë re është se jemi tronditur nga kërcënimet me të cilat përballemi, sigurisht kundër qeverisë amerikane dhe sektorit privat.”

    Numri i hakerave është në rritje, si nga aktorët jo-shtetërorë edhe nga kriminelët e ndryshëm. Ata po përdorin një gamë taktikash për të ekzekutuar sulme që mohojnë shërbime dhe vjedhin identitetin.

    “Gjithnjë e më shumë mendoj se ky do të jetë një shqetësim afat-mesëm dhe afatgjatë.”

    Duke folur rreth integritetit të informacionit që përçohet përmes makinave të votimit, zonja Monaco thotë se njerëzit duhet të dinë se infrastruktura e zgjedhjeve amerikane është mjaft elastike.

    “Ajo është në pronësi, administrohet dhe menaxhohet nga shtetet, lokalitetet deri në nivel disktrikti dhe municipaliteti. Nuk është një entitet i qeverisë federale. Ajo është shumë e shpërndarë dhe e larmishme. Pra kjo është diçka e mirë nga prespektiva e sigurisë kibernetike pasi nuk ka një pikë të vetme dështimi.”

    Përveç kësaj, sistemi i kontrollit dhe balances si dhe vëzhgimi i medias e bëjnë sistemin amerikan të votimit të vështirë për t’u ndërprerë. Por zonja Monaco shton se kjo nuk do të thotë se autoritetet e zgjedhjeve nuk duhet të jenë vigjilente.

    “Ekzistojmë në një botë të ndërlidhur; e dimë që ka njerëz që përpiqen të kalojnë mbrojtjen tonë në të gjithë sektorët. Së bashku me Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe agjencitë e tjera qeveritare po përpiqemi që t’u ofrojmë zyrtarëve shtetëtorë dhe zyrtarëve të zgjedhjeve, ekspertizë, burime dhe të forcojmë mbrojtjen e tyre për makinat e votimit, për numërimin e votave.”

    Autoritetet thonë se deri tani kanë pare shumë kontrolle dhe përpjekje për të marr informacion, por nuk ka tregues për përpjekje manipulimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark