Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur këtë të mërkurë kryeprokurorët e të gjitha Prokurorive Themelore të regjioneve të Kosovës.
Kështu, Jetish Maloku është zgjedhë kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit; Agim Kurmehaj – kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës, shkruan Klan Kosova.
Po ashtu, Admir Shala është emëruar kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit; Ymer Beka – kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës; Shukri Jashari – kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.
Këshilli Prokurorial i Kosovës gjithashtu Ali Selimajn e ka zgjedhë kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjakovës; dhe Shyqri Syla – kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.