Do të jenë vargjet e famshme të Naim Frashërit që do të shoqërojnë kuqezinjtë në Euro 2016.
Edhe pse ende nuk është plotësisht zyrtare, lajmi i dhënë nga Presidenti i FSHF, Armand Duka e ka një motiv, përveç faktit se ky slogan është konsideruar si më gjithëpërfshirësi për Shqipërinë dhe shqiptarët, shkruan Supersport.
Rezultatet e Votimit në faqen e UEFA-s do të bëhen të ditura vetëm në datën 2 Maj, shifra të sakta për momentin nuk ka por sipas të dhënave paraprake që i janë furnizuar nga Qeveria Shqiptare e futbollit Federatës Shqiptare të Futbollit flasin për kryesimin me diferencë të thellë të “Ti Shqipëri më jep nder”, ndaj 3 varianteve të tjera, aq sa duket e pamundur që të ketë një përmbysje të minutës së fundit.
Kështu sipas të gjitha gjasave në autobusin nëpërmjet të cilit do të kryhen lëvizjet e Kombëtares Kuqezi do të jetë pikërisht ky slogani që do të japë imazhin më të qartë të krenarisë kombëtare shqiptare në Francë dhe anembanë botës. /Insajderi.com