×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Kjo është 8 vjeçarja kosovare që fitoi 3 herë vendin e parë në gara ndërkombëtare të matematikës (VIDEO)

    Insajderi
    01 December 2022 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për 8 vjeçaren Nina Jakupi nga Prishtina, gjithçka tjetër mund të jetë më e vështirë përveç matematikës.

    Ajo rrëmbeu çmimin e parë si matematikante e re në Dubai pak ditë më parë.

    Në mesin e 44 shteteve, Nina ia arriti që të ketë rezultate rekord për mbi 45 detyra matematike në vetëm 2 minuta e 23 sekonda.

    “Te gara ne Dubai kom kalu shumë mirë se e kom pas ma lehtë u kon ma shpejt edhe kena pas për 3 minuta me përfundu. Kemi pas mbledhje zbritje shumëzim edhe pjesëtim”, tha Jakupi për Insajderin.

    Detyrat më të vështira që nxënësit kishin për të zgjedhur atje për Ninën u cilësuan ato me mbledhje dhe zbritje, kurse shumëzimi dhe pjesëtimi ishin krejtësisht të thjeshta për të.

    “Kena pas 45 detyra më të vështira jan kon te plus minus sepse janë kon me dy shifra dhe kanë qenë 8 edhe 7 rreshta. Mat lehta mu kan dok, shumëzim edhe pjesëtim sepse janë kon detyra që menihere e qitshe rezultatin se mujshe me i kuptu detyrat”, tha ajo.

    Ajo për Insajderin  tregoi se vendi i dytë me nxënësit më inteligjent janë shpallur pjesmarrësit nga Kosova.

    Shpenzimet e garës dhe cdo financim tjetër sikurse Nina ashtu dhe pjesmarrësit e tjerë nga Kosova I bënë në mënyrë vetaanke ani pse një kërkese për mbulim të shpenzimeve e kishin nisur në Ministrinë e Arsimit.

    Nga pëgjigjia e tyre thuhej,  se nuk kanë fonde të mjaftueshme të mbulojnë.

    “Shpenzimet edhe pagesat që i kam bo janë kon prindërit qe veç unë me shku edhe me arrit maksimale për garat ne Dubai”, pohoi 8 vjeçarja.

    E reja Nina Jakupi ka filluar të ushtrojë detyra të matematikës që nga mosha 4 vjeçare nga ku edhe ka arritur të koleksionoj shumë certifikata mbi arritjet e saj.

    Përpos saj, në garë për nxënësit nga Kosova u dhanë 5 medalje të arta dhe 10 trofe, diçka që I bëri ata mjaft krenar.

    “Shume jena kon krenar se kemi pas 10 fëmije me trofe dhe 5 me medalje te arta”, tha ajo tutje.

    Gara në të cilën Nina pretendon çmimin e radhës do të bahet vitin tjetër në Zagreb.

    “Po kam me marr pjesë ne garat ne Zagreb dhe do te shohim nëse do ta marr çmimin e pare”, shtoi ajo për fund./Insajderi.org

    Video e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark